Një familje prej 6 personash ka kaluar 9 vite në qilarin e një banesë në fermë duke pritur fundin e kohës.
Advertisements
Ata janë gjetur nga policia pasi një prej tyre u paraqit në një lokal të zonës.
Advertisements
Një burrë 58 vjeç dhe 5 të rinj të moshën 18 deri në 25 vjeç jetonin në një fermë në provincën e Drenthe.
Ata u gjetën pasi më i madhi prej fëmijëve shkoi në një lokal dhe porositi birrë.
Më pas, ai i tha stafit se kishte nevojë.
“Djali ishte i pakujdesshëm, me flokë të gjatë të koklavitur. Folën dhe na tha se kishte nevojë për ndihmë. Na tregoi se kishte vëllezër dhe motra që jetonin në fermë dhe se ishte fëmija më i madh. Ai u shpreh se donte ti jepte fund mënyrës së jetesës që po bënte. Gjithashtu na tregoi se nuk kishte qenë kurrë në shkollë dhe ne lajmëruan policinë,”-tha pronari i lokalit, Chris Westerbeek.
58-vjeçari është arrestuar nga policia. Ai mendohet se është babai i fëmijëve. Nuk është e qartë nëse fëmijët janë mbajtur me dhunë apo qëndruan vullnetarisht në qilar.
Mediat lokale raportojnë se burri quhet Josef B dhe është me origjinë nga Austria.
“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë,”-tha kryetari i komunës, Roger de Groot për gazetarët.
Ai zbuloi gjithashtu se disa nga fëmijët nuk ishin regjistruar në regjistrin civil dhe se 58-vjeçari nuk është babai i tyre.
Media lokale raportoi se familja jetoi në izolim duke pritur fundin e kohës.
Shtëpia ku qëndronte e izoluar familja ndodhej në një fermë të largët.
Oficerët gjatë kontrollit zbuluan një shkallë të fshehur pas një dollapi në dhomën e ndenjes që të dërgonte në një dhomë fshehtë ku qëndronte familja.
Ruinerwold është një fshat me një popullsi më të vogël se 3,000. Dhe ferma ndodhej jashtë fshatit dhe mund të shkoje vetëm nëpërmjet një ure të vendosur mbi një kanal.
Ferma ishte gjithashtu e fshehur mes pemëve. Ndërsa atje ishin mbjellë perime si edhe kishte një dhi.