Prokuroria e Posaçme prej ditës së djeshme është duke hetuar rastin e video skandalit të Safet Gjicit, kryetarit të bashkisë që dha dorëheqjen pasi i doli video duke bërë seks në zyrë.
Advertisements
SPAK mësohet e ka nisur punën për hetimet nga sekuestrimi i kamerave të sigurisë së bashkisë, por edhe regjistrin e hyrje daljeve në këtë institucion.
Advertisements
Dëshmia e vajzës është kryesore në këtë histori. Sipas të dhënave në video, filmimi rezulton të jetë realizuar 10 ditë më parë, rreth orës 16.00.
Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se do të kërkojë shoqërimin e Gjicit për ta marrë në pyetje. Hetimet e saj pritet të ndriçojnë dhe rolin e gruas së përfshirë në marrëdhënien me Gjicin, e cila dyshohet të jetë dhe autorja e filmimit.
Në vitin 2016, ish kryebashkiaku i Dibrës, Xhelili, u arrestua dhe u dënua më pas me 2 vjet e 8 muaj burgim nën akuzën e “korrupsionit pasiv” shkruan Zëri i Amerikës.
Ndërkaq, sipas nenit 105 i Kodit Penal, parashikohet që kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose të detyrës, dënohet me burgim deri në tre vjet.
Por, ky nen e përfshin Gjicin vetëm nëse vajza punon në Bashkinë e Kukësit, pra nëse është vartëse e Gjicit. Deri më tani nuk dihet nëse vajza është apo jo pjesë e administratës së Bashkisë. Gjici implikohet penalisht për faktin sepse marrëdhënien seksuale e ka kryer në zyrën e shtetit, duke pasjellë përfitime jo materiale.