‘Pusho moj pusho!’, plas sherri mes motrës dhe vëllait, ajo mohon borxhin

by author

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, vëllai ka sjellë të motrën në seancë ndërmjetësimi.

Advertisements

Gëzimi pretendon se e motra i ka marrë marrë borxh 6 milionë lekë të vjetra dhe nuk ia ka dhënë akoma, ndëra kjo e fundit, Merzako i hedh poshtë fjalët e të vëllait duke treguar se sipas saj, shuma reale është 2-3 milionë lekë të vjetra.

Advertisements

Kjo gjë ka revoltuar Gëzimin, i cili thotë se versioni i tij është reali dhe e motra ka më shumë se një vit që nuk i ka shkelur në shtëpi e madje muajt e fundit i mbyll dhe telefonin.

Gëzimi: Unë sot kam sjellë motrën time këtu në “Shihemi në Gjyq” sepse kemi një konflikt që nuk besoj se do ta zgjidhim dot motër e vëlla që mos qofshim motër e vëlla.

Merzako: Ëa edhe këtë e thua mo vëlla?! Edhe më solle deri këtu mua?!

Gëzimi: Pusho se do të sqarohem me zonjën Eni. Pusho të lutem! Zonja Eni…

Merzako: Për lekë më solle këtu dhe gjithë këtë debat?!

Gëzimi: Pusho të lutem! Mbylle të thashë tani! Zonja Eni kjo më ka marrë një shumë prej 6 milionë lekësh të vjetra dhe ka më shumë se një vit që kjo nuk ka shkelur në derën time. Nuk e di se si jeton vëllai, se si jeton nëna.

Merzako: 2 milionë të kam marrë…

Gëzimi: Pusho moj të sqarohem me zonjën Eni!

Merzako: Më ke mua motër, nuk e ke zonjën Eni.

Gëzimi: Unë vij nga Korça, motra jeton në Ersekë dhe ka më shumë se një vit që nuk më shkel në shtëpi qëkur i kam kërkuar lekët.

Merzako: Po ai më kërkon lekët moj zonja Eni.

Gëzimi: Biles po bëhen 3 muaj që ma mbyll telefonin.

Merzako: Po s’kam si të përgjigjem sepse nuk kam se ku t’i gjej lekët.

Gëzimi: Po pusho moj se sot kam ardhur të llafos…

Merzako: Nuk kam se ku t’i gjej lekët që t’i jap.

Gëzimi: Lekët do t’i gjesh sesbën, unë t’i dua lekët, përpjetë të hidhesh!

Merzako: Nuk kam ku t’i marr. 5 milionë, 6 milionë nuk kam ku t’i marr!

Eni Çobani: Sa pretendon ti Merzako?

Merzako: Po 2 a 3…

Gëzimi: Po a je në terezi ti 2 a 3, unë t’i kam me fakte, unë t’i kam me data.

Merzako: Po aq të kam marrë.

Gëzimi: A je në terezi ti apo? Thirri trurit! Zonja Eni unë i kam mbajtur të gjitha shënim se kur ia kam dhënë.

Merzako: Unë nuk të kam firmosur gjë…

Eni Çobani: Nuk ke firmosur gjë se ai t’i ka dhënë në mirëbesim.

Merzako: Unë thashë se do të m’i falte ato lekët.

Gëzimi: Pusho, moj pusho.

Ardit Gjebrea: Nuk i thuhet vëllait nuk kam firmosur për ato lekë..

Merzako: Nuk kam firmosur, nuk kam të ia jap!

TË NGJASHME