Shkolla 9-Vjecare “Asllan Shahini” në Gramsh ka reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur mesditën e djeshme, ku pas një sherri mes nxënësve të klasës së 9-të, mbeti i vrarë njëri prej tyre Fatjoni.
Advertisements
Në reagimin e shkollës thuhet se Fatjoni nuk ka qenë fare protagonist i sherrit të ndodhur, që kishte nisur fillimisht në rrjetet sociale dhe më pas në rrugë, por kishte ndërhyrë për të larguar nga aty kushëririn e tij, duke gjetur edhe vdekjen tragjike.
Advertisements
I mituri kishte mbaruar orën e 6 të mësimit, dhe ishte larguar prej aty duke pyetur rojen e shkollës nëse e motra e tij ishte larguar drejt banesës, pasi e kishte atë nën përkujdesje.
Fakti edhe më tragjik është se i mituri dhe familja e tij kishin plotësuar të gjitha dokumentacionet, dhe në javët e ardhshme do të shpërnguleshin përfundimisht nga Shqipëria drejt shtetit grek për një jetë më të mirë.
Reagimi i shkollës 9-vjeçare në Gramsh:
Jemi thellësisht të tronditur,nga ngjarja e rendë që ndodhi sot në qytetin tonë,në të cilën humbi jetën Fationi, nxënës në klasën e IX.
Fationi mbaroi mësimin, si çdo ditë tjetër, u interesua duke pyetur rojen e shkollës, se a ishte larguar nga shkolla motra e tij më e vogël, nxënëse në klasën e IV, e pasi u sigurua se ajo ishte larguar, u nis për në shtëpi.
Në mes të lagjes,në mes të ditës, moshatarë të tij,nxënës edhe këta nga shkolla e fshatit Drize, konfliktohen për biseda banale në rrjetet sociale, dhe konflikti kthehet në tragjedi…
Fationi u ndodh rastesisht aty, duke mos qënë ai pjesë e konfliktit në rrjetet sociale, por një i afërmi i tij. Ai u përpoq t’i ndante në grindje e sipër, por përfundoi viktima e këtij sherri banal.
Fationi u nis sot drejt Parajsës…
Do na mungosh të gjithëve, Fation i dashur!
Të qoftë dheu i lehte, o engjëll!