“Reshje shiu dhe…”/ SHMU zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në fundjavë: Duke filluar nga dita e nesërme…

by author

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet fillimisht ditën e Shtunë nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme ndërsa për ditën e Diel pritet përmirësimi i situatës meteorologjike, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Advertisements

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra. Në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar por kryesisht në lartësitë mbi 700 metër si në verilindje ashtu dhe juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Advertisements

Për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore për ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Vlen për tu theksuar se duke filluar nga dita e nesërme por kryesisht dita e Diel pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat minimale si dhe rënie në ato të mesditës, çka lidhet dhe me formimin e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në lindje.

TË NGJASHME