Ish-kryeredaktori i “RD”, Bledi Kasmi, që tani drejton faqen “RD” online, ka fshirë postimet e një dite më parë, ku fillimisht paralajmëronte daljen e një tjetër video seksuale, ndërsa më pas postonte edhe foto.
Advertisements
Në videon e cila u shpërnda me shpejtësi nga njerëzit e Sali Berishës në disa portale periferike, me shpresën se ajo do të shpërndahej në të gjitha mediat, pretendohej se ishte Blendi Klosi.
Advertisements
Por skenari i Berishës dhe njerëzve të tij u çmontua brenda ditës, pas verifikimit të videos, e cila rezultoi se ishte material i një faqe pornografike.
Menjëherë pas zbulimit të këtij manipulimi të trashë, por edhe kriminal, Bledi Kasmi ka fshirë gjithë postimet e bërë në Facebook.
Tani këta janë mësuar dhe e kanë bërë rrugë mashtrimin dhe gënjeshtrën, por problem është se edhe drejtësia është mësuar me këta dhe nuk ndërmerr asnjë veprim.