Një 31-vjeçar i identifikuar si Aleandro Guadagna, u qëllua për vdekje në Palermo, pas një sherri me pronarin e shtëpisë, për shkak të një mosmarrëveshje për pagesën e qerasë, e cila nuk ishte bërë në kohë nga viktima.
Advertisements
Për vrasjen, karabinierët arrestuan pronarin e banesës, i cili kishte shkuar në Guadagna pikërisht për të mbledhur detyrimet e papaguara të qirasë. Krimi ndodhi në fshatin Boçadifalco , në periferi jugore të qytetit.
Advertisements
Menjëherë pas kontrolleve, karabinierët kishin shkuar në shtëpinë e pronarit të banesës ku banonte Guadagna por nuk e kishin gjetur.
Familjarët e tij u thanë atyre se ai ishte larguar herët nga shtëpia duke i shkruar në një letër se do të takonte qiramarrësin për të zgjidhur çështjen e qirasë së papaguar. Asnjë nga të afërmit nuk e kishte menduar ndonjëherë se mund të përfundonte kështu.
Pas të shtënave me armë, karabinierët e gjetën 31-vjeçarin të shtrirë në një pellg gjaku dhe nuk mund të bënin gjë tjetër veçse të konstatonin vdekjen e tij. Hetuesit kanë konstatuar se në drejtim të viktimës janë qëlluar disa të shtëna.
Viktima, i cili ka qenë i martuar dhe me dy fëmijë, ishte arrestuar në vitin 2017 për grabitjen e një banesë, ku ka marrë prej aty 30 mijë euro.