Pamjet që po shikoni vijnë nga shkolla ku dhe ndodhi vrasja. Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini”. Siç shihet dhe në pamje, oborri i shkollës është rrethuar me shiritat e verdhë.
Advertisements
Sherri me thika mes disa adoleshentëve në Gramsh solli vdekjen e një 15-vjeçari, nxënës në klasën e nëntë, i identifikuar si Fatjon Bici. I plagosur ka mbetur edhe një 15-vjeçar tjetër, Marko Liçi, i cili është në spital jashtë rrezikut për jetën.
Advertisements
Viktima dhe i plagosuri janë kushërinj dhe janë përleshur me katër adoleshentë të tjerë për një sherr të nisur pak ditë më parë në rrjetet sociale. Katër të tjerë janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje, mes tyre dhe autori.