Shkoi për të kryer marrëdhënie s**suale në pyll, por u gjet i masakruar, lidhjet homos**suale të Bledar Dedjas dhe dyshimet e gruas së tij

by author

Lidhjet homoseksuale të 39-vjeçarit dyshohet se janë shkak i vrasjes së Bledar Dedjas, të riut shqiptar që u vra rreth një javë më parë në pyllin e Paderno del Grappa në Itali.

Advertisements

Kjo është pista në të cilën janë fokusuar hetuesit, të cilët zbulimin e misterit të vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar, i cili raportohet se bënte një jetë të dyfishtë, shkruan media italiane Il Gazzettino.

Advertisements

U gjet i masakruar me thikë dhe gjysmë i zhveshur, mediet italiane: Dyshohet se Bledar Dedja kishte lidhje homoseksuale
Gruaja e tij kishte punësuar një dedektiv privat gjithashtu disa vite më parë pasi dyshonte se i shoqi po e tradhtonte dhe donte të zbulonte të vërtetën.

Marrëdhënia e tyre ishte ftohur edhe pse asnjëri prej tyre nuk kishte vendosur t’i jepte fund, ndoshta për të shmangur pasojat për dy fëmijët e tyre të vegjël.

Hetuesit janë fokusuar në rrethin e njohjeve të kopshtarit shqiptar, po shqyrtojnë bizesat e tij, profilet në rrjetet sociale, tabulatet e telefonit por edhe klubet ​​që ai frekuentonte. Karabinierët kanë marrë në pyetje rreth 30 persona, duke përfshirë miqtë dhe të afërmit e viktimës, i cili u godit me thikë të shtunën pasdite në pyllin e Paderno del Grappa dhe u gjet mëngjesin e së dielës (21 Janar) nga një mik i tij me të cilin kishte lënë një takim për të shkuar në peshkim.

39-vjeçarit u gjet me pantallona dhe të brendshme të hequra. Vendndodhja e krimit është një vend i frekuentuar për takime romantike dhe mënyra se si ai u godit me mbi 20 herë me thikë (përfshirë atë fatale në mushkëri) çuan menjëherë në dyshimin për një krim pasioni.

Për të zgjidhur misterin, hetuesit kanë kqyrur kamerat e sigurisë punlike dhe private që po ekzaminohen. Pamjetmund të jenë vendimtare për të kuptuar se me kë po takohej Dedja.

Hetuesit besojnë se kopshtari shqiptar mund të jetë futur në kurth nga personi me të cilin kishte rregulluar takimin për të kryer marrëdhënie seksuale.

Dhe se pikërisht në ato momente intime është sulmuar nga pas nga një person tjetër për çështje nderi

TË NGJASHME

Leave a Comment