Një grua e cila kishte shkuar në varreza për të qarë bashkëshortin e saj, e ka pësuar rëndë teksa kryente ritualet e rastit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës.
Advertisements
Tek varrezat e qytetit, 49-vjeçares M.Z., banuese në Korçë, i kanë vjedhur çantën e dorës, ku kishte kartën e identitetit, një shumë lekësh dhe disa dokumente.
Advertisements
Noa.al mëson se gruaja ishte ulur pranë varrit të shoqit për ta qarë, ndërsa çantën e kishte mbështetur mbi mermer. Por e pushtuar nga hidhërimi dhe lotët, ajo nuk i ka kushtuar rëndësi çantës, veçse kur është ngritur për të ikur për në shtëpi, nuk e ka gjetur.
E tronditur nga çfarë i ndodhi gruaja bëri denoncim në policinë e Korçës, duke thënë se në çantë kishte edhe një shumë të konsiderueshme parash. Ajo ka treguar para uniformave blu se nuk e ka parë personin që i mori çantën, për shkak se nuk ishte mirë dhe po vajtonte.
Lidhur me këtë rast vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.