“Shpirti ynë e di si po durojmë”, fjalët prekëse të babait të shqiptares që u vra nga burri në SHBA

by author

Arjana dhe Arben Gllafce u gjetën të pajetë të dielën në shtëpinë e tyre në Fort Wayne, Huntertown të SHBA. Sipas autoriteteve amerikane, Arjana 48-vjeçe u qëllua disa herë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj 49-vjeçar, Arben Gllafce.

Advertisements

Ky i fundit e drejtoi më pas armën nga vetja duke mbetur po ashtu i vdekur. Krimi në familje së bashku me identitetet e tyre u konfirmua këtë të mërkurë nga autoritetet në SHBA, siç raportojnë mediat amerikane.

Advertisements

Çifti Gllafce ishin prindër të 2 djemve, njëri 23 vjeç, ndërsa tjetri 10. Të afërm të familjes Gllafce kanë hapur një llogari në Gofundme për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve tashmë jetimë, si dhe për të sjellë familjarë të tyre në SHBA për t’u kujdesur për djemtë.

Ndërkohë, në rrjetet sociale, miq e të afërm të Arjanës shprehin dhimbjen e madhe për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

“E bukura, e shtrenjta motra ime. Qofsh e parajsës. Do më marrë malli tmerrësisht”, shkruan motra binjake e Arjanës, teksa poston një foto të saj.

Por fjalët më prekëse vijnë nga babai i moshuar i 48-vjeçares.

“Ah sa shumë u lënduam moj bir i babit, e pazëvendësueshme dhe shpirti jonë Arjana. U largove atëherë kur duhej të jetoje. Të shikoje lumturinë e djemve të tu, që aq shumë i deshe dhe u ishe përkushtuar si një prind shembullor. Shpirti ynë e di se si po durojmë këtë dhimbje të madhe dhe këtë sprovë që na dha Zoti në pleqëri.

E paharruar do të mbetesh në zemrat tona dhe të atyre që të kanë njohur. Të ndritë shpirti dhe u bëftë dritë në rrugëtimin e fëmijëve të tu. E parajsës qofsh bashkë me bashkëshortin që Zoti nuk ju ndau as këtu. Qoftë i lehtë dheu! Babi dhe mami që të kanë dashur aq shumë”, shkruan ai.

Reagimi i babait të saj është i dy ditëve më parë, kur ende nuk dihej që Arjana ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.

TË NGJASHME