Shqiptarët po ikin! “Atdheu është aty ku e ke barkun plot”, po ju si mendoni?

by author

Nga Erkan Arikan

Advertisements

60 vjet kanë kaluar nga marrëveshja e pranimit të punëtorëve turq në Gjermani. Komuniteti turk e festoi këtë 60-vjetor me presidentin Steinmeier.

Advertisements

Ka evenimente, ku si gazetar duhet të shkosh, sepse do të rapor tosh.

Por jo për këtë akt ceremonial (fjala është festimin e 60-vjetorit të marrëveshjes së pranimit të punëtorëve turq në Gjermani me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier,

Marrëveshja e pranimit të fu qisë punëtore e nënshkruar mes Gjermanisë dhe Turqisë është edhe pjesë e historisë së jetës sime.

Kur im atë në shtator 1969 erdhi si punëtor i ftuar (gastarbeiter) në Gjermani fillimisht më la mua, gjashtëmuajsh dhe nënën në vendlindje. Plani i tij ishte të punonte vetëm pak vite, të fitonte ca para dhe të kthehej sërish. Por gjithçka rr odhi ndryshe, dhe pa familjen nuk bëhej. Më 18 prill 1970 unë erdha bashkë me nënën në Berlin. Ky qytet do të bëhej qyteti im.

“Ne kërkuam fu qi punëtore, por erdhën njerëz”

Kopshtin, shkollën, studimet të gjitha këto i përmb ylla një ditë me sukses, ndoshta sepse nuk e kam harruar kurrë një mesazh të tim ati. “Ti duhet të punosh dy herë më shumë se gjermanët!” Këto ishin fjalët e tij. Vërtet, kam punuar shumë. Por në shoqërinë gjermane të shumicës më duhej shpesh justifikohesha për suksesin, madje edhe ta mb roja.

Megjithëse mund të them, se pavarësisht prindërve të mi, që sot do t’i fusja në “shtr esën e paarsimuar”, unë nuk jam rritur në një botë paralele. Mua m’u dha reko mandimi për të vazhduar gjimnazin dhe nuk kam pas vetes një “his tori getoje”. Ndoshta kam pasur shumë fat me mësuesit e mi, që më kanë tra jtuar njësoj si nxënëset e nxënësit e tjerë.

“Ne kërkuam fu qi punëtore, por erdhën njerëz.” Kjo fjali e njohur e shkrimtarit, Max Frisch nga viti 1965 pre ku një ne rv atë kohë. Këtë fjali e citoi edhe presidenti gjerman në fjalimin e tij në ceremoninë e festimit të nënshkrimit të marrë veshjes dhe kujtoi, se Max Frisch që atëherë e kishte kuptuar, se politika e punësimit e viteve 60-të dhe 70-të ishte dritëshk urtër.

Ata na quajtën “të ftuar”, por unë dhe prindërit e mi u bëmë fqinjë. Ky 60-vjetor duhet të na sjellë në mendje brezin e parë të punëtorëve të ardhur që e bënë këtë vend atdhe të tyre. Një fjalë e urtë turke thotë, “atdheu nuk është aty, ku ke lindur, por aty ku e ke barkun plot”. Dhe ky vend është Gjermania.

“Një shënim në anë nuk i jep meritën e duhur kontributit të tyre”

Në një moment të fjalimit të presidentit gjerman, më duhet ta pranoj, m’u mbushën s ytë me lot. Steinmeier tha, se “hi storia e punëtoreve të punëtorëve të ftuar meriton vendin e duhur në librat tanë shkollorë dhe në kulturën tonë të kujtesës; një shënim në anë nuk i jep meritën e duhur kontributit të tyre. Kur ne t’i rrëf ejmë hi storitë e tyre, si pjesë integrale të hi storisë së kësaj Republike, të këtij vendi, atëherë do të kuptojmë edhe hist orinë e të gjithëve.” Me të drejtë.

Kur shkruaj këto rreshta, më bie ndërmend im atë dhe nëna, që njësoj si koleget dhe kol egët e tyre gjermanë tek Siemens duhet të përmbu shnin normën e punës. Po, prindërit e mi nuk duhet të jenë një shënim diku anash. Prindërit e mi dhe të gjithë punëtorët e ardhur nga Turqia, Italia, ish-Jugosllavia, Greqia, Spanja, Portugalia, Vietnami apo Angola janë pjesë e hist orisë gjermane. Të gjithë kanë dhënë kont ributin e tyre, që Gjermania të jetë sot ajo që është: e fo rtë, me dive rsitet, fantastike. Ata duhet të zenë vend në librat e hist orisë së Gjermanisë. Pikërisht për këtë ishte kaq e rëndësishme kjo ceremoni, për të na kujtuar gjithmonë për atë se çfarë kanë bërë për këtë vend njerëz si prindërit e mi.

Brezi i dytë, i tretë dhe i katërt i të ar dhurve kanë lindur shumica në Gjermani. Megjithkëtë shumë prej tyre duhet ende të tregojnë se përsht aten këtu. Ende atyre u li het të kup tohet, se nuk janë të mirëseardhur. Këto kohë duhet t’i përkasin së shkuarës. E këtë duhet ta kuptojnë edhe ata që je tojnë gjithmonë me të shkuarën. Ne jemi këtu dhe do të qëndrojmë. Do të qëndrojmë, që ky vend, i cili është edhe atd heu ynë të bëhet më i mirë.

Unë e kam vendin në mesin e kësaj shoqërie, dhe ashtu si e kërkon presidenti Stei nmeier, do ta mbaj këtë vend. Ne të gjithë do të formësojmë këtë shoqëri, sepse është edhe shoqëria jonë. Ne i përk asim këtij vendi. Si të gjithë ata, prindërit e të cilëve erdhën në Gjermani si f uqi punëtore.

TË NGJASHME