Gjalpi është produkt bulmeti I cili fitohet nga “rrαhjα” e qumështit ose ndryshe është si krem i fermentuαr; përdoret si kondiment, si dhe për gatim.
Advertisements
Gjalpi përmbanë dhjamë, proteina të qumështit dhe ujë. Gjalpi është emulsion i ujit në vaj që fitohen edhe anasjelltas, emulsioni i vajit në ujë; pra emulsifohen proteinat, apo bëhet përzierje e lëngjeve, dhe proteinave të tyre.
Advertisements
Gjatë kohës që është në frigorifer gjalpi është i ngurtë, mirëpo zbutet në temperaturë të dhomës. Zakonisht gjinder ngjyrë të verdhë të butë, mirëpo ka edhe nga ato lloje me të verdhë gati të bardhë,
gjegjesisht ngjyra modifikohet apo edhe varion nga të ushqyerit e kafshës. Gjalpi më i njohur është ai i lopës, por fitohet edhe nga kafshët e tjera si delja, dhia, bualli dhe buallica. Ka raste kur i shtohet kripë, aromatizues e shijëzues apo mjete ruajtëse.
Mjete e vjetra te punës duket se ngadal po e humbin përdorimin plotësishtë. Dikur përdoreshin gjerësisht dhe shërbenin për prodhimin e produkteve shtëpiake me vlera te mira ushqimore.
Edhepse procesi ishte i gjate dhe i lodhshëm, keto mjete kishin rendesi te madhe në prodhimtarine e një familje. Mjeti ne foto ka emra te ndyshëm, ne zona te ndryshme shqipfolëse. Mes tjerash disa e quajn: dybek, tuns, tunaq, mti, fti e të tjera. Po nga ana juaj si e quajn këtë mjet dhe a përdoret akoma?