Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime tronditëse: Të korruptuarit në terror, shërbimet e huaja kanë gjetur thasë me para të politikanëve jashtë vendit, ja lajmi i madh që i pret shqiptarët

by author

Politikanët dhe pushtetarët e korruptuar duket se i kanë ditët e numëruara. Të paktën kështu mendon avokati i njohur, Spartak Ngjela, i cili gjatë një interviste televizive theksoi se të korruptuarit janë të pashpresë. Po ashtu, avokat Spartak Ngjela është ndalur edhe tek paratë e fshehura në offshore. Ngjela zbuloi se nga informacionet e tij ka mësuar se ndërkombëtarët kanë gjetur para në offshore.

Advertisements

Ai theksoi se ndërkombëtarët do të marrin 3-4 miliardë dollarë nga këto para dhe do t’ia japin shqiptarëve. Ndërkohë avokati Spartak Ngjela tregoi arsyen se përse nuk mori pjesë në ceremoninë e mikpritjes së ish-presidentit të 42 të SHBA-ve, Bill Clinton. Ai bëri me dije se e mori ftesën, por kur pa se nuk i kishin caktuar vend, anuloi pjesëmarrjen e tij. Ndërkaq avokati u ndal te emërimi i 4 familjarëve të deputetes së PS-së Ermonela Felaj, ku tha se duhet të japin dorëheqjen. Ngjela shtoi se në sistemin gjyqësor nuk lejohet familjariteti dhe se familjarët e Felajt kanë mundësi për të dhënë dorëheqjen ose të nisë një hetim për ta.

Advertisements

-Avokat Ngjela, si e patë vizitën e ish-presidentit të Amerikës Bill Clinton në Tiranë?

Sukses i madh i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Është heroi i shqiptarëve, bëri një akt që i çori maskën Serbisë dhe Clinton ishte në kulmin e vet si president. Bleri i ka dhënë kurajë sepse nuk ishte e lehtë ajo sepse mund të shpërthente në luftë botërore.

-Çfarë kujtoni nga ajo kohë dhe kur është dhënë ai fjalim historik nga Bill Clinton?

Ishte një sukses i madh shumë. Clinton filloi bombardimin, erdhën 800 mijë këtu. Ekspertët thoshin se ata nuk kthehen më, por Clinton deklaroi se do të kthehen të gjithë dhe ashtu ndodhi. Dhe pastaj filluan bombardimet dhe 3 ditë tha Brait që nuk fjeti Clinton për këtë çështje.

-Mendoni se nga 1999 deri në 11 qershor kur kanë ikur serbët a mund të kishte diçka më ndryshe për këto 4 komunat që në atë kohë kanë ngelur si një çengel për tu kap nga Serbia?

U bë një gabim, ja lanë Francës, ajo e bëri të gjithë atë lojë. Ajo ka votuar për eliminimin e territoreve tona. Clinton tha kthej, e kam ditur si e ka marr Franca e ka marr rastësisht, tani kanë ikur ata s’janë më atje. Nuk e di ca mendimi ka pasur politika amerikane, por e di që ata nuk do ta lëshonin se veriu është me një zonë me vlerë të madhe ekonomike. Politika ruse donte që duke ikur nga përfaqësimi të krijohej një pështjellim anti-administrativ por kryeministri aktual i Kosovës u tregua i zgjuar, hyri në zgjedhje.

-Qëllimi i vizitës së Bill Clinton vjen në ditën e pavarësisë së SHBA, po përflitet se ka ardhur për të mbajtur një mesazh për Kurtin?

Zgjedhjet u bënë atje, por ikën serbët nga votimi. Nëse mazhoranca ikën nga votimi tregon indirekt se ka votuar për minorancën, sepse në Parlament abstenimet janë në favor të mazhorancës. Tani të 4 kryetarët e komunave janë shqiptarë dhe këta nuk pranonin të ishin në zyra dhe Amerika i pranoi zgjedhjet dhe tha mos kërkoni të merrni institucionet. Kurti ka hyr në një ndërmarrje risku, ose i marr të 4 ose dështoj. Kurti po i fitoj të 4 komunat, pra ushtrimin e funksionit bëhet fitimtar i madh në botën shqiptare dhe Ballkanin perëndimor. Dhe SHBA kërkon qetësi dhe se kërkon kot këtë sepse e di që duke pasur Kosova administrimin për herë të parë në veri do emëroj të gjithë stafin shqiptar. Amerika ka thënë duhen zgjedhja të reja dhe Kurti i pranon sepse tregohet i zgjuar,

nga ana tjetër Vuçiç si pranon sepse duhet të jap dorëheqjen dhe të thotë pse u tërhoq. Nëse Kurti e fiton lojën serbët nuk mund të jetojnë atje do emigrojnë. Nëse vazhdon administrimi shqiptar i gjithë stafi do të jetë shqiptar, nëse perëndimi do ta pranoj këtë situatë ata nuk hyjnë dot në zgjedhje Vuçiç nuk ka pranuar sepse po të hyj ai duhet të jap dorëheqjen. Po e krijuan administratën nuk dështon Kurti, por fiton dhe ata do të ikin. Uashingtoni tha merrnin zyra tjera dhe merrni administrimin. Pastaj s’janë autoktonë atje janë të ardhur, janë pushtues, shqiptarët janë autoktonë, ata kanë bërë spastrimin etnik të madh atje kanë filluar që në vitin 1890.

-E shihni mundësinë e krijimit të një shtetit multietnik në të gjithë pjesën e 4 komunave?

Po ata nuk pranojnë që të marrin pjesë në administrim. Ata duan ta marrin vet dhe nuk pranojnë bashkëqeverisje. Nëse administrimin e marrin shqiptarët ata nuk jetojnë dot atje. Nëse Kurti merr administrimin fiton lojën. Kurti thotë ose do hyj në lojë ose ta fitoj këtë ose iki, e ka bërë nga logjika e lartë politike ose e ulët dhe këtë do ta tregojë fakti nëse do humb ose do fitoj.

-Clinton është një figurë e dashur për Kosovën, por në takimin e tij munguan figura të politikës të Kosovës?

Edhe unë kisha ftesë po nuk vajta, e pash që ftesa ime nuk kishte numër vendi dhe do rrija në këmbë.

-Në takimin u pa edhe djali i Soros, ka pasur shumë pretendime se gjithë ky takim ka qenë i organizuar nga Soros për të ndihmuar Ramën?

Pse Clinton nga Soros drejtohet? Amerika është shtet kapitalist shkon atje, ishte Clinton dhe jo Soros, se kush vete në takim është i hapur të shkoj, si mund të drejtoj Soros Amerikën është budallëk.

-Sa i përket “Open Balkan”, pse u mbyll kjo nismë?

Se dështoi Rama. Ballkani Hapur do ligj, pa ligj s’ka, a pe ndonjë projektligj të këtyre ju, është çështje thelbësore e tregut janë shumë gjëra, nuk kishin bërë një biznes plan që të shihnin si çfarë do të sillte ajo dhe pastaj Rama e pa që nuk bëhej dhe u tërhoq. Rama ka bërë gabim që bashkëpunoj me të dhe pastaj e la në baltë Vuçiç.

-SHBA nuk është se e ka kundërshtuar Open Balkan?

Nuk ka thënë as po as jo SHBA. Pra janë dy arsye pse dështoi sepse nuk e shtronin dot si proces ligjor dhe po nuk u bë ashtu nuk vlen sepse është vjedhje, por mund të ketë qenë edhe një kërkesë e SHBA.

-Meta ka deklaruar se duhet që të bëjmë kujdes sepse misioni i “Open Balkan” ka mbaruar, por jo i kalit të Trojës, si e shihni këtë deklaratë të tijën?

Sepse ky thotë ky do kërkoj një tjetër për kalë troje dhe tani e dimë se është marrëdhënia e ftohtë me Vuçiç, si mund të mendosh ti të shkosh të bashkëpunosh me armikun kryesor të shqiptarëve. Atje 35 për qind janë ish-katolik shqiptar sepse kanë kthyer fenë sepse e bindën perandorinë osmane dhe krijuan këta një lloj ushtrie që hyri në tokat e katolikëve që thoshte ose bëhuni islam ose ortodoks.

-Me atë qëndrim që mbajti Rama me lirimin e 3 policëve të Kosovës, sipas jush marrëdhëniet me Vuçiç do jenë akoma të ngrira?

Nuk mendoj se kjo mund të jetë fitore Ramës sepse ata do t’i lironin. Tani Rama a do të shkoj në Parlament të jap interpelancë për Open Balkan ai nuk ka vajtur fare në Parlament për Open Balkan dhe ky është gabimi i tij kryesor. Ai duhet që ti shpjegojë popullit se pse e nisi me aq vrull Open Balkan dhe pse u tërhoq.

-Një debat që është hapur së fundmi ka qenë ai ku, 4 anëtarë të familjes së deputetes socialiste Ermonela Felaj janë në organet e drejtësisë, KLP ka deklaruar se nuk ka shkelje?

Ka një zgjidhje ata duhet që të japin dorëheqjen ose të pushohen, nuk lejohet familjariteti, as në Prokurori dhe në Gjykatë fisi sepse është goditje penale dhe ti me goditje penale mund të godas të gjithë armiqtë e tu politik. Duhet parë se ata që janë të gjithë familjarë çfarë benefitesh kanë marr dhe unë them që të japin dorëheqjen.

-Si e shihni punën e bërë nga SPAK deri tani, pra atë që është bërë publike, a ka ecur në ritme të mira?

Nuk është në gjendje të keqe, por që edhe nuk është në pozicionin që duhet sepse nuk ka goditur korrupsionin e lartë, ministër, kryeministër dhe deputet. Nuk ka zv-kryeministër, s’ka ministër aktual. SPAK duhet që të shkoj në nivele të larta, kanë vila miliona dollarëshe këta me çfarë lekësh i kanë bërë, pse si sheh SPAK këto. Edhe ambasadorja amerikane e ka thënë që janë të trembur.

-Thuhet se shumë politikanë të korruptuara kanë fshehur para jashtë vendit. Keni një koment?

Shiko me ata ndërkombëtarë të nivelit të lartë që kam biseduar unë, që më ka dhënë rasti, më kanë thënë që do të marrim 3-4 miliardë dollarë që kanë gjetur në offshore dhe do t’ja japim shqiptarëve.

TË NGJASHME