Mjeku Erion Dasho ka thumbuar të gjitha mediat që i bënë jehonë rrëfimit të këngëtarit Luiz Ejlli, i cili tregoi se, Benet Beci, kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës, e kishte ndihmuar në një moment të vështirë të jetës së tij.
Advertisements
Dasho në një reagim në rrjetet sociale, shkruan se në një format si “Big Brother VIP” mirënjohja dhe sinqeriteti është shumë e vështirë të dallohen për shkak të skenarëve të parapërgatitur.
Advertisements
Aq më tepër, ku prej një muaji, sipas Dashos, përflitej se Luizi po përgatitej për t’u përfshirë në fushatën elektorale të Rilindjes në Shkodër.
Mjeku thekson se, fansat e Luizit dhe shqiptarët kanë të drejtë të dyshojnë nëse lotët e tij janë lot të sinqertë apo lot krokodili të sajuar nga skenaristët e “BBV” dhe të Rilindjes.
“LOT TË SINQERTË APO LOT KROKODILI?!
Mediat pro-Boratit nuk mund të mos i bënin jehonë deklaratës “me lot në sy” të Luizit se Benet Beci e ka ndihmuar në një moment të vështirë të jetës.
Problemi është se në një format si BBV është e vështirë të dallosh mirënjohjen e vërtetë dhe sinqeritetin nga stisja dhe skenarët e parapërgatitur. Aq më tepër, kur prej një muaji përflitej se Luizi po përgatitej për t’u përfshirë në fushatën elektorale të Rilindjes në Shkodër.
Fansat e Luizit dhe shqiptarët kanë të drejtë të dyshojnë nëse lotët e beniaminit të tyre janë lot të sinqertë apo lot krokodili të sajuar nga skenaristët e BBV dhe spin doctors të Rilindjes”, shkruan Dasho.