Advertisements
Pavarësisht se kanë shumë para të përfituara nga këngët e tyre apo nga bizneset, ka disa të famshme që kursejnë në të blerë.
Advertisements
Mund të jetë emocioni i të kërkuarit, mundësia për të gjetura stile unike ose të përballueshme për çdo moshë, këta të famshëm shqiptarë blejnë në tregjet e rrobave të përdorura, ashtu si ne.
Ndërsa disa prej tyre e kanë pranuar me krenari që kanë gjetur veshje shumë të veçanta, nga markat e njohura dhe të lira, disa të tjerë nuk janë shprehur për këtë pjesë ose e kanë mohuar.
Advertisements
Orgesa Zaimi
Këngëtarja pranoi në fillim të këtij viti se fustanin e fejesës e kishte blerë te “Gabi”.
Advertisements
“Është i punuar i gjithi me dorë, e kam blerë në dyqane të dorës së dytë ose siç thuhet tek ‘gabi’, por mua më pëlqen shumë dhe më ka qëndruar shumë bukur në trup”, tha ndër të tjera Orgesa gjatë intervistës te “Pasditja ime” në “RTSH” në janar.
Flaka Krelani
Këngëtarja pranoi këtë fundjavë se nëse gjëja më e bukur që bën në Tiranë dhe nuk e bën dot në Kosovë, është që:
“Shkoj te gabi për të blerë rroba”.
Armina Mevlani
Fashionistja e njohur shqiptare ka pranuar disa herë që blen rroba te tregu i veshjeve të përdorura, jo në Shqipëri, por në vendet jashtë.
Këtë deklaratë nuk e ka dhënë vetëm në mediat sociale, për ata që e kanë pyetur në komente:
Madje edhe gjatë një interviste të 2016-s në “Xing me Ermalin”, blogerja pranoi se gjen veshje të markave të njohura.
Eliona Pitarka
Aktorja u kap mat duke blerë në tregun e rrobave të përdorura në 2016-n. Lidhur me këtë veprim, ajo u shpreh:
“Komentet janë ekzagjeruar pa fund, por unë e kam thënë gjithnjë që bëj një jetë normale. Nuk kam komplekse fare”.
Luana Vjollca
Gazetari Klinton Zeqiraj, gjatë një interviste në emisionin “Rreze dielli” në prill të këtij viti, tregoi emrat e disa prej personazheve të njohur shqiptarë që blejnë te “gabi”.
“Është Kida, Luana këto vishen me veshje me kosto shumë të lirë. Edhe Adelina Tahiri, ajo është shprehur se bën “shopping” 150 mijë euro, por është kapur duke blerë rroba 8 euro, 10 euro te gabi. Unë për vete nuk kam shkuar asnjëherë, jo sepse mendoj që nuk mund të gjej diçka firmë, por sepse përtoj”, tha gazetari.
Adelina Tahiri
Kida
Oni Pustina
Ish-Misteri shqiptar ka pranuar vetë të fotografohet teksa provon një palë këpucë të përdorura ulur në një stol.
Linda Jarani
Aktorja ka thënë se, nuk e ka aspak kompleks ta pranoj që blen te gabi:
“Qëkur kam qenë në balet duhet të bleja “body” me ngjyra që mund t’i gjeja vetëm tek gabi”.