Një martesë që buroi nga dashuria. Kështu nis historia e Vitores dhe Aleksandrit nga Rubiku, të cilët janë protagonistët e sotëm të “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Një martesë e lumtur, por e pamundur të bekohej me fëmijë, një copëz që mungonte në kornizën e tyre.
Advertisements
Pas përpjekjesh të vazhdueshme, vizitash nëpër mjekë, emigrimit në Greqi vetëm për këtë arsye dhe fjalëve të dhimbshme të njerëzve, Vitorja rrëfen se më në fund mbeti shtatzënë, por lumturia nuk zgjati shumë.
Advertisements
Vitore: E kam gëzuar vetëm 3 ditë atë haber që mora pasi doktori që në vizitën e parë, në ekon e parë, e kuptoi se diçka nuk shkonte me fëmijën. Doktori më tha “Hiqe e bëj një përpjekje tjetër se do vuash me fëmijën gjithë jetën”. I thashë “të presësh 19 vite të bëhesh prind e ta nxjerr, kjo është e pamundur”.
Ardit Gjebrea: E hoqe?
Vitore: Jo, e linda 7-muajsh.
Ardit Gjebrea: Çfarë ishte?
Vitore: Vajzë. Alehandra.
Ardit Gjebrea: Vajza lindi e shëndetshme?
Vitore: Ishte e shëndetshme, ta shihje ishte…
Ardit Gjebrea: Si shkoi?
Vitore: Shumë keq. I ra të rrijë 11 muaj në spital pa e sjellë asnjë ditë në shtëpi. Ishte rrugë e gjatë, bëja 2 orë vajtje e 2 ardhje për në shtëpi. Mua nuk më treguan, tim shoqi i kishin thënë mos mbani shpresë ngaqë ajo kishte ndenjur shumë në spital, kishin filluar t’i prisheshin veshkat. I erdhën shumë probleme pastaj, ai dinte gjithçka dhe kishte thënë “Vitorias mos i tregoni”.
Ardit Gjebrea: Bashkëshorti yt tha që mos të të tregonin?
Vitore: Jo, nuk donte që të më shqetësonin. Jam mirënjohëse, është njeriu më i veçantë që mund të them.
Ardit Gjebrea: Për fat të keq vajza nuk jetoi. Si e more vesh lajmin?
Vitore: Kur kam zbritur nga autobusi, e mora në telefon pa hyrë në lokal, i thashë “çfarë bëni”, “cfarë të të them” tha, nuk e di, sapo zbrita nga autobusi mora rrugën për te taksitë , m’u duk ajo rrugë sikur kam bërë njëmijë vjet rrugë, pastaj nuk mbaj mend asgjë, vetëm kur kam parë veten përpara spitalit.