Të paktën tre persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, në dy të shtëna në të njëjtën zonë në qytetin e Kansas, njoftoi sot policia e shtetit amerikan të Misurit.
Advertisements
“Policia mori një telefonatë në orën 4:30 të mëngjesit se kishte pasur të shtëna, dhe kur mbërritën,
Advertisements
gjetën tre persona të vdekur në parking – dy burra dhe një grua”, tha zëdhënësi i policisë së Kansasit, Jake Bekina, raportoi AP.
Policia shtoi se në të shtënat e dyta ka pesë të plagosur, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, por janë dërguar në spital, transmeton Telegrafi.
“Të dhënat e para tregojnë se ka pasur një grumbullim të madh në parking, kur viktimat janë qëlluar”, tha Bekina.
Deri më tani nuk ka të dhëna për arrestime apo motivin që mund të ketë çuar te kjo.