Të shtëna me armë, një i vrarë dhe një i plagosur

by author

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në Podujevë, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Advertisements

Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur brenda një marketi, ndërsa viktimë ka mbetur një burrë, dhe e plagosur një grua.

Advertisements

Rastin për vrasjen ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë”, u shpreh Borovci.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”.

“Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”- shtoi ai.

TË NGJASHME