Të shtënat në Dibër pas tentativës për blerje votash, drejtori i Rilindjes qëlloi me armë zjarri

by author

Ditën e djeshme, në Peshkopi eksponentë të Partisë Socialiste u kapën në tentativë për të blerë vota.

Advertisements

Pas kësaj ngjarje, janë dëgjuar të shtëna arme në një zonë të Dibrës, konkretisht në Maqellarë. Mësohet se pas një debati me fjalë mes simpatizantëve të koalicionit opozitar dhe përfaqësuesve të PS-së në Maqellarë, ka krisur arma.

Advertisements

Bëhet e ditur se gjatë largimit në shtëpi të simpatizantëve të koalicionit opozitar për në fshatin Kllobcisht, nga makina me targë BX 495 CË, tipi Mercedes ML, ngjyra jeshile, është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Pas të shtënave, mjeti është larguar me shpejtësi, por ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një arë, por pa u dëmtuar dhe pa lënë pas të plagosur.

Më pas, makina me persona të maskuar me kapuç është larguar në drejtim të paditur dhe Policia ka shkuar në vendngjarje, por ende nuk ka arrestuar autorët. Banorët e Maqellarës kanë deklaruar se makina ka lëvizur në ccdo fshat të zonës dhe dyshojnë se drejtohej ish-Administratori i njësisë administrative Maqellarë Erger Kosiqi, sot drejtor i Sigurimeve Shoqërore në Peshkopi. JOQ

TË NGJASHME