Tefik Tashi, 58-vjeçari që një ditë më parë vrau kunatën e tij në fshatin Kusarth të Elbasanit, kishte fshehur sëpatën e vogël poshtë bluzës.
Advertisements
Sipas burimeve të “Ora News” në policinë e Elbasanit, Tashi kishte dy vite që ishte martuar me njërën nga motrat Qevani, duke jetuar në të njëjtën shtëpi me to.
Advertisements
Konflikti ka ndodhur mbi kërkesë llogarinë që Tefik Tashi, kishte filluar të bënte në shtëpi, duke kërkuar arsyet se pse nuk ishte pastruar shtëpia dhe pse dy motrat nuk kishin gatuar.
Por debatin e ka vijuar kunata e tij, Alba Qevani, e cila në debat e sipër i është kthyer duke e ofenduar dhe thënë se Tefik Tashi, ishte impotent.
Ky debat mes kunatës dhe kunatit, ka ndodhur në prani të gruas së Tefik Tashi. Alba Qevani është larguar nga banesa, dhe gjatë kësaj kohe Tashi është mundur të lidhet me të përmes telefonit.
I mërzitur se pse ajo nuk po e hapte telefonin, ai ka marrë një sëpatë të vogël, e ka futur poshtë bluzës dhe është larguar me vrap për të kapur kunatën e tij, Alba Qevani.
Ai e ka arritur në rrugë dhe fillimisht të dy kanë filluar sërish të debatojnë me njëri-tjetrin. Në këtë moment, Tefik Tashi, ka nxjerrë sëpatën që mbante të fshehur poshtë bluzës, duke e qëlluar dy herë në kokë, kunatën e tij Alba Qevani.
Kjo e fundit është rrëzuar në tokë, duke mbetur e vdekur në vend. Ndërsa autori është larguar me vrap nëpër rrugët e fshatit, duke u arrestuar më pas nga një patrullë policie.
Tashmë ndaj tij është ngritur akuza e “Vrasjes për shkak të marrëdhënies familje”, vepër penale kjo që parashikon një dënim nga 35 vite në burgim të përjetshëm.
Pritet që ditën e nesërme Tefik Tashi, të dali para gjykatës së Elbasanit, ku do njihet me masën e sigurisë “arrest në burg”, që ka kërkuar përfaqësuesi i akuzës së Elbasanit.