A do t’ ia dalë superheroi i “Piranjave” të shpëtojë kryeqytetin nga informaliteti, me fuqitë e tij të mbinatyrshme?
Advertisements
Në një botë që çdo ditë e më shumë po shkon gjithnjë drejt fundit, në një botë ku dora e njeriut vetëm prish e shkatërron, në një botë ku vesi, smira, ligësia dhe injoranca po dominojnë gjithnjë e më tepër ndaj mirësisë, në një botë ku në vend të dashurisë përballemi me dhunën e në vend të paqes me luftën, në një botë ku njerëzit normale janë të pafuqishëm të vendosin balancat, “Piranjat” fusin në lojë superheronjtë dhe fuqitë e tyre të mbinatyrshme për të shpëtuar njerëzimin.
Advertisements
“TIRANAMAN”, superheroi që ka marrë përsipër të shpëtojë kryeqytetin tonë 1 milion banorësh, më në fund është hedhur në aksion. Misioni i tij, ashtu si edhe i të gjithë superheronjve të tjerë, është të ndihmojë çdo individ në vështirësi, në këtë qytet gjithnjë e më të dhunshëm, por edhe të zbatojë ligjin me përpikmëri dhe përgjegjshmëri.
Prej vitesh, informaliteti në Tiranë është kthyer në problem për autoritetet. Evazioni fiskal është prezent në çdo sektor dhe vlerësohet të kapë shifrën e rreth 30% të shumës totale të konsumit. Një parregullsi që ka rënë dhe në veshin e TIRANAMAN. Dhe ai pa humbur aspak kohë, është hedhur në aksion për të shmangur informalitetin e për të vënë rregull një një sektor tepër delikat, që i shkakton shtetit dëme të pallogaritshme.
Në këtë betejë të parë me informalitetin, superheroi ynë dështoi. Përgjigjet e vajzave të natës ishin të gjitha refuzuese, dhe TIRANAMAN nuk u tregua aspak bindës. I zhgënjyer, i mposhtur në këtë betejë të parë, por aspak i dorëzuar, superheroi largohet në erresirën e natës, në pritje të misioneve të reja për shpëtimin e kryeqytetit./Syri