Tmerr pa fund/ Tjetër aksident në Berat, kamionçina merr zvarrë 40-vjeçarin dhe më pas largohet

by author

Nuk paskan fund aksidentet ditët e fundit. Raportohet se një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Berat.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit. Një kamionçinë ka goditur një këmbësor dhe më pas e ka tërhequr zvarrë për disa metra në rrugë.

Advertisements

Mësohet se më pas dejtuesi i mjetit ka vazhduar t’i japë makinës duke u larguar nga vendngjarja. Personi i plagosur quhet Arben Kanaçi dhe është dërguar me urgjencë në spital për shkak të dëmtimeve të shumta në kokë dhe trup.

Ndërkohë mësohet se i plagosuri do të transportohet drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë.

Shoferi që shkaktoi aksidentin u ndalua nga policia në Moravë dhe u shoqërua në polici. Dyshohet se bëhet fjalë për shtetasin Artan Eskiu.

TË NGJASHME