Tragjedia në Krishtlindje/ 4-vjeçari bie nga kati i shtatë, babai hidhet dhe e shpëton, por vetë ndërron jetë

by author

Në prag të Krishtlindjeve një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, pasi një djalë 4-vjeçar bie nga ballkoni dhe babai i tij në përpjekje për ta shpëtuar atë, bie së bashku me të nga kati i gjashtë, duke shkaktuar vdekjen e këtij të fundit.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 me orën lokale në një pallat në Via Ausonia, ku familja kishte përjetuar edhe vdekjen e kryefamiljares, e cila ndërroi jetë një vit më parë.

Advertisements

38-vjeçari ishte një profesor i Inxhinierisë në Universitetin e Palermos, vdiq pasi mbërriti në spital, raporton La Repubblica.

Djali 4-vjeçar ka shpëtuar për mrekulli, i cili ndodhet i shtruar në spitalin “Cervello”.

Vogëlushit iu besua kujdesi i repartit të Pediatrisë. Skanimi CT nuk zbuloi ndonjë lëndim serioz. Ai është vigjilent dhe kërkon vazhdimisht të atin, thonë në spital.

Vijojnë hetimet për rindërtimin e dinamikës së ngjarjes.

TË NGJASHME