Tragjike/ Nusja i ndërroi jetë në aksident, vjehrra pëson infarkt dhe vdes një ditë më pas

by author

Familja Malolli në Korçë është përballur me dy tragjedi të një pas njëshme. Kujtojmë se dy ditë më parë pas një aksidenti në aksin Korçë-Bilisht humbi jetën 50-vjeçarja Miranda Malolli.

Advertisements

Ndërsa familjarët po përcillni viktimën për në banesë e fundit, vjehrra e saj ka pësuar infarkt dhe ka humbur jetën.

Advertisements

Kujtojmë se në aksidentin e rëndë të ditës së hënë mbeti i plagosur dhe djali i të ndjerës, i cili ishte shoferi i mjetit tip “Volskwagen” që përfundoi i përmbysur jashtë rrugës.

Shkak i aksidentit ishte shpejtësia mbi normat e lejuara nga mjetit tip “Benz” me të cilin u përplasën pjesëtarët e familjes Malolli.

Në spital përfunduan në total 6 persona, si dhe u arrestua drejtuesi i mjetit tip “Benz”, një 21-vjeçar.

TË NGJASHME