Tragjike/ Vetëvritet djali i efektivit të policisë, dalin detaje nga ngjarja

by author

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 19-vjeçar ka ndërruar jetë.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në Suharekë, teksa mësohet se viktima është djali i një efektivi të policisë së Kosovës. I riu ka qenë duke luajtur me armën e të atit, e cila është shkrepur aksidentalisht dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda në kokë, të cialt i kanë sjellë dhe vdekjen.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Me datë 11.05.2023, rreth orës 13:13, është raportuar në polici se në Suharekë, në Rr.” Brigada 123’, në banesën e tij në ndërtesën e “Euro Ing ” është gjetur një person me lëndime në kokë të shkaktuara nga përdorimi i armës se zjarrit . Dyshohet se viktima e rastit E.K. (2004),ne banesën e tij, gjatë manipulimit me armë zjarri, e njëjta i ka shkrepur dhe për pasoje i janë shkaktuar lëndime trupore të natyrës së rëndë.

Blendi Fevziu reagon i revoltuar ndaj artistëve që mbështesin kandidatët politik: Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë bërë ligjin elektoral më të pështirë që unë kam njohur në jetën time

Viktima nga ana ekipit të Urgjencës është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku nga ana e mjekut kujdestar konfirmohet vdekja e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një arme zjarri dhe një gëzhoje. Dyshohet se arma e zjarrit i përket zyrtarit policor te PK-se (Prindi i viktimës ), i cili gjendej jashtë detyrës zyrtare. Lidhur me rastin njoftohet Prokurori i Shtetit dhe IPK (Inspektorati Policor i Kosovës), të cilët kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe bashkëme zyrtarët të Sektorit Rajonal të Hetimeve të DRP-se të Prizrenit, vazhdojne hetimin e rastit të cilesuar si ‘ Vdekje e Dyshimtë’.

TË NGJASHME