Policia holandeze ka gjetur të shtunën trupin e pajetë të një 101-vjeçari në një frigorifer, i cili dyshohet se ka vdekur “18 muaj më parë” kur djali i tij (82) e ngriu atë në mënyrë që ai “ende të fliste me të”.
Advertisements
Sipas raportimeve, mjeku i babait u shqetësua për pacientin e tij, i cili papritur “u zhduk” dhe lajmëroi policinë, e cila më vonë e gjeti trupin në shtëpinë e tyre në Landgraf.
Advertisements
Autori i ngjarjes , emri i të cilit nuk bëhet i ditur, shpjegoi veprimet e tij, duke thënë se “nuk donte ta humbiste dhe do t’i mungonte”.
Policia po punon ende për të zbuluar se si dhe kur ka vdekur i moshuari, djali pretendon se babai i tij ka vdekur një vit e gjysmë më parë dhe atë për shkaqe natyrore.
Mjeku i përgjithshëm konfirmoi se ai nuk kishte dëgjuar nga pacienti për ‘muaj’ dhe e konsideroi të dyshimtë përpara se të kontaktonte policinë.
Zyrtarët vizituan shtëpinë përsëri të hënën pasdite, duke pretenduar se shtëpia ishte në “çrregullim” dhe i dhanë djalit një javë për t’u rregulluar përpara se të vlerësonin nëse ai mund të vazhdojë të jetojë i pavarur./ Top Channel