U qëllua me plumb në kokë, vdes 27-vjeçari shqiptar në Itali(emri)

by author

27-vjeçari shqiptar Kastriot Ismailaj ndërroi jetë në orën 09:45 të mëngjesit të sotëm në spitalin Garibaldi Centro.

Advertisements

Ai mbeti i plagosur rëndë gjatë të shtënave të ndodhura në Nesima, në via Santo Cantone, brenda një banese sociale më 30 qershor.

Advertisements

Mjekët nuk ishin në gjendje të ndërhynin për të nxjerrë një plumb të cilin e kishte marrë në kafkë.Hetimet për shpalljen e vdekjes kanë përfunduar rreth orës 16:00 të pasdites së sotme.

Pritet marrja në pyetje e “njeriut të tretë”

Dëshmia e Giovanni Di Benedetto mund të sjellë zbardhjen e vrasjes. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”.

Nga tre figurat e përfshira në ngjarje duket se është i vetmi që nuk ka mbetur i lënduar. Marrja në pyetje u caktua për nesër në mëngjes në orën 10, ende brenda IEVP Catania./Albeu.com/

TË NGJASHME