50-vjeçari nga Shqipëria Shpëtim Bajrami është personi që u vra në mes të rrugës të enjten në Selanik. Ai u ekzekutua me armë zjarri në një pikë karburanti përballë kalimtarëve.
Advertisements
Sipas mediave greke, dy shqiptarët janë përplasur për mosmarrëveshje financiare. Ata mësohet se ishin miq dhe të njohur në zonën ku ka ndodhur ngjarja.
Advertisements
Autori dhe viktima kanë qenë ulur së bashku në të njëjtën kafene përpara ngajrjes ku kanë debatuar me njëri tjetrin.
Pas largimit nga kafeneja ata kanë shkuar në një pikë karburanti ku kanë vijuar debatin.
Siç shihet dhe nga pamjet, autori qëndron në makinë teksa vijon debati me viktimën i cili ndodhet jashtë. Në një moment 50-vjeçari tenton ta qëllojë nga jashtë makinës, por kundërpërgjigjja me armë bën që ai të ndërrojë jetë në vend.