Videoskandali në Bashkinë e Kukësit, zbulohet biznesi i gruas që ishte në zyrë me Safet Gjicin

by author

Videoskandali i publikuar dy ditë më parë në media, ku protagonist ishte kryebashkiaku i shkarkaur i Kukësit, Safet Gjici, tashmë ka kaluar në “sitën” e drejtësisë.

Advertisements

Prokuroria e Posaçme (SPAK) pasi ka marrë në pyetje 40-vjeçaren Alma.K e cila është personi tjetër që ndodhej në zyrë me Gjicin, ku u filmuan duke kryer marrdhënie seksuale, pasi u mor në pyetje nga prokurorët, tani po hetohet edhe për biznesin që ka në Tiranë.
Nga të dhënat në qendrën Kombëtare të Biznesit gruaja në fjalë në vitin 2021 ka themeluar një kompania me qendër në Tiranë, e cila ka si objekt “shërbime konsulence dhe shërbime menaxheriale për biznese të treta”.

Advertisements

SPAK pritet të sekuestrojë dosjet në Bashkinë e Kukësit gjatë kohës që institucioni është drejtuar nga Safet Gjici për të parë nëse gruaja në fjalë ka marrë ndonjë tender apo projekt në emër të kompanisë së saj apo personave të tretë, çka nënkupton se po hetohen edhe kontratat e fituesve te tenderave me kompanitë nënkontraktore.

Menjëherë pas publikimit të videos Prokuroria e Posaçme nisi hetimin ish kryebashkiakun Gjici për akuzën e shpërdorimit të detyrës, për shkak se ai shfaqet në video duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij të punës me një grua tashmë të identifikuar.

TË NGJASHME