Vjedhje e hapur në Elbasan/ Ndërpritet votimi, dyshime se makineria manipulon votat në favor të Llatajs

by author

Procesi i votimit në shkollën “Bardhyl Popa” (qendra 2373/1) në Elbasan është ndërprerë, pas dyshimeve se makineria elektronike është manipuluar për të favorizuar kandidatin e mazhorancës Gledian Llatja.

Advertisements

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se sistemi i votimit elektronik që po aplikohet në tre bashki është i pamanipulueshëm. Qëndrim që e konfirmoi dhe gjatë një konference për mediat këtë të diel. Megjithatë, një denoncim që vjen nga një prej komisionerëve në Elbasan, ngre dyshime të forta për procesin.

Advertisements

Komisioneri thotë se votoi për Luçiano Boçin, kandidatin e opozitës, por shton se në sistemm pa që doli emri i Gledian Llatajs, kandidatit të PS-së.

Në këto kushte, ai tregon se ka kërkuar ndërprerjen e procesit dhe tanimë pritet një ekspert për verifikimin e makinerisë elektronike.

“Unë jam në komision dhe ne na lejohet me ligj të votojmë te qendra ku punojmë. Kështu që në një moment pauze shkova dhe votova për kandidatin tim. Kuptohet del skeda në rregull, konfirmim kandidatit, del për listat për këshill bashkiak, po dhe aty konfirmimi në rregull. Edhe printimi i rregullt. Në një moment, lart te printeri, si kaloi sytë, më del emri i kandidatit tjetër. Pra, jo i Luçianos, por i zotit Llatja”, tregoi ai.

TË NGJASHME