Vjen në jetë djali i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajit, zbulohet emri i veçantë

by author

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaji janë bërë prindër për herë të dytë.

Advertisements

Ka qenë vetë çifti që ka ndarë lajmin e gëzueshëm më ndjekësit në rrjetet sociale ku ka zbuluar edhe emrin. Ata e kanë quajtur djalin e tyre Amen.

Advertisements

Postimi i Xhensilës:

11/11 11:11 Am AMEN 🙏
Çfare rrugetimi kemi pasur te dy se bashku ne 9 muaj biri im… Vetem ne te dy ne çdo veshtiresi brenda 1 trupi. Ti i tregove mamit forcen tende, e une mora force vetem nga ti. Qe tani e shikoj madheshtine tende biri im. Misioni me i bukur i jetes sime eshte lumturia jote dhe e motres tende. Lutja ime per Ajken dhe ty eshte t’i keni duart e bashkuara gjithe jeten, te frymezoni zemrat e njerezve si motra dhe vellai me i mire per njeri-tjetrin.
Te rritesh i forte ne shpirt biri im, paç vullnetin per te bere gjithçka ne rrugen e Zotit.

Postimi i Bes Kallakut:
“Ashtu si mbyllet fundi i cdo lutjeje me Amen, ashtu u mbyllen dhe ditet e pritjes tende Amen!!! Ashtu qoftë, eshte kuptimi i fjales Amen, ne dakortesi me Zotin per ty, ashtu qofte! Per cdo Haleluja ka nje Amen, per ty Amen ka nje Haleluja!”, shkruan Besi.

Kujtojmë se Bes Kallaku dhe Xhensila janë bekuar me fëmijën e parë, para 5 vitesh, vajzën e tyre Ajkën

TË NGJASHME