Vrasja e 44- vjeçares nga kunati në Elbasan, nëna e viktimës zbardh detajet e frikshme

by author

Nëna e Alma Qevanit, e cila humbi jetën pasi u vra me sëpatë nga kunati i saj Tefik Tashi, ka folur për herë të parë për ngjarjen.

Advertisements

E prekur dhe me lot në sy, ajo është shprehur se ditën kur ka ndodhur ngjarja e rëndë, Tefiku nuk dukej i shqetësuar, por e kishte pyetur se ku ishin vajzat dhe se kush e kishte telefonin.

Advertisements

“Më tha ku janë gocat. Unë i thashë që kanë çuar delet. Më pyeti se kush e ka telefonin.

I tregova që e kishin gocat. Nuk e takova vetëm u përgjigja për çfarë më pyeti. Nuk dukej i shqetësuar.

Sëpata ka qenë e tij. Ziheshin ndonjëherë. Ekonominë e kishin të ndarë”, ka thënë ajo.

TË NGJASHME