Vrasja i 51-vjeçarit shqiptar në Greqi, publikohet fotoja e autorit

by author

Pas disa ditësh kërkimesh intensive për zbardhjen e ekzekutimit të 51-vjeçarit shqiptar në Greqi, policia greke është vënë në ndjekje të autorit.

Advertisements

Mediat vendase kanë publikuar edhe foton e të riut dhe shkuajnë viktima dhe autori ishin shokë me njëri-tjetrin, madje ky i fundit shkonte herë pas here në shtëpinë e 51-vjeçarit.

Advertisements

51-vjeçari u gjet i ulur në një karrige në oborrin e banesës së tij i ekzekutuar. Sipas mediave greke, viktima dhe autori ishin shokë me njëri-tjetrin, madje ky i fundit shkonte herë pas here në shtëpinë e 51-vjeçarit.

Një ditë para krimit në shtëpi ndodheshin dy shqiptarët dhe një shtetas grek. Gjatë mbrëmjes greku është larguar dhe në shtëpi kanë qëndruar vetëm Aleksandër Zaka dhe autori. Viktima u gjet në oborrin e shtëpisë së tij, në një karrige me plumb në pjesën e pasme të kokës.

Ndërkohë shqiptari që kreu krimin ndodhet në arrati, në përpjekje për t’i shpëtuar drejtësisë. Ai figuron me precedent të mëparshëm penal për drogë dhe vjedhje.

TË NGJASHME