Ylli Merja e tregon hapur: Kjo dietë ju largon kilet e tepërta, sidomos për femrat

by author

Një nga mjekët popullorë më të dashur për publikun, Ylli Merja, këtë herë është ndalur tek një çështje shumë delikate e momentit që lidhet me peshën trupore të njeriut dhe kryesisht të femrave

Advertisements

Ai thotë se të dobësohesh në mënyrë të natyrshme është një gjë pozitive pasi kjo lehtëson trupin, si edhe nuk të lejon të marrësh më kile shtesë ndaj dhe në këtë pikë ai kërkon vëmendjen pasi ka një formulë për të hequr kilet shtesë.

Advertisements

Sipas Ylli Merja-s, gjithkush duhet të jetë i vetë-dijshëm për atë që konsumon dhe është e këshillueshme që vazhdimisht të keni nën kontroll peshën tuaj trupore, dhe sigurisht të keni shumë motivim gjatë procesit të dobësimit i cili nuk kryhet asnjëherë sa hap e mbyll sytë.

Mjeku popullor kërkon t’ju bëjë të ditur se ju nuk duhet të mendoni se të hani pak do t’ju dobësojë. Jo, kjo teori duket si një gabim i madh pasi trupi i njeriut ka nevojë të ushqehet vazhdimisht dhe nëse ju ia pèngòni këtë fakt, jo vetëm që nuk do të dobësoheni, por më keq, ju do të sëmureni.

Ndaj dhe ai sugjeron që të ndiqni një proces dobësimi të shëndetshëm.

Kështu, Ylli Merja shprehet se pas një kohë të gjatë që ka studiuar vlerat ushqimore të shumë ushqimeve, ka zbuluar një plan ushqimor që jo vetëm mund t’ju garantojë heqjen deri në 5 kg, por edhe në të njëjtën kohë nuk dë mton aspak shëndetin tuaj.

Ai këshillon të gjithë se është shumë e rëndësishme konsumimi i mëngjesit si vakti më i rëndësishëm, por në të njëjtën kohë edhe dreka dhe darka duhet të jenë të pajisur me ushqime me proteina dhe lëndët ushqyese që ka nevojë trupi.

Dieta e Ylli Merja konsiston në këtë plan ushqimor:

Ju duhet të merrni një gotë uji bosh dhe brenda saj të hidhni kos pa yndyrë dhe më pas të shtoni një lugë me kafe me vaj të linit, një lugë gjelle me farat e chia-s, një lugë lafe me kanellë pluhur, një lugë të kafes me xhinxher pluhur si edhe më pas 1 lugë kafe me mjaltë natyral me pak sheqer.

Këtë përzierje që ju krijuar lëreni për 15 minuta dhe më pas konsumojeni pasi gjatë kësaj diete, ky do të jetë mëngjesi juaj.

Në drekë: Në drekë nuk duhet të hiqni dorë nga supa dhe sallatat, ndaj është e këshillueshme që të ndiqet ky plan ushqimor:

Nga e hëna deri të mërkurën:

1 pjatë supë me perime të stinës, 150 gr mish të bardhë pule, sallatë të stinës, 1 gotë qumësht pa yndyrë.

1 pjatë supë me perime të stinës, 150 gr peshk, sallatë të stinës, 1 gotë kos pa yndyrë.

Shënim: Ju mund të zëvendësoni peshkun me mishin e kuq, sipas dëshirës, por mos e kaloni masën 150 gr.

Rekomandim: Deri në orën 19:00 pasdite, ju duhet t’i keni konsumuar të gjitha vaktet tuaja pasi pas këtij orari ju mund të hani vetëm këto gjëra si më poshtë:

Dy mollë jeshile ose 2 vezë të ziera, ose 1 gotë me çaj jeshil të shoqëruar me 10 kokrra bajame pa kripë.

Nëse doni që dieta juaj të funksionojë, duhet të ulni sa më shumë konsumin e sheqerit dhe të kripës, ndërsa pijet me shumë sheqer, ose me shumë gaz ose pijet me al kol është e këshillueshme që t’i ndèrprísní fare pasi ato shkaktojnë fryrje.

Gjithashtu ju nuk duhet të lini mënjanë impenjimet e aktiviteteve ndaj dhe këshillohet që në ditë të ecni për të paktën gjysmë ore, ose të kryeni ushtrime fizike që do të vënë në lëvizje metabolizmin tuaj.

Në lidhje me konsumimin e lëngjeve ju duhet të pini deri në 2.5 litra ujë në ditë, por edhe njëherë kujdes, nuk duhet të konsumoni asnjë pije me shumë sheqer.

Meqenëse tani jemi në stinës e verës rekomandohet që vakti i darkës të jetë i pasur vetëm me fruta dhe perime pasi tashmë mund të gjeni shumë lloje të tyre, ndërsa nëse keni vendosur të pini kafe, rekomandohet që ta pini pa sheqer.

Në fund, Ylli Merja kërkon t’ju tregojë edhe për çajin dobësues të cilin ai ia rekomandon të gjithë miqve të tij.

Përgatitja e çajit për dobësim:

Merrni një paketë të çajit për dobësim dhe hidheni në 1.5 litra me ujë dhe kështu lëreni të ziejë për afro 5 minuta dhe më pas lëreni të ftohet plotësisht.

Hidheni në një enë dhe vëreni në një vend të freskët në frigoriferin tuaj.

Piheni një gotë uji në mëngjes, një në drekë dhe një në darkë para se të flini

TË NGJASHME