Zbulohen detaje të reja, ja si ndodhi aksidenti ku humbi jetën qytetari në Lezhë

by author

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në Lezhë, ku për pasojë humbi jetën 60-vjeçari Frrok Lika. Viktima i cili ka qenë duke drejtuar një motomjet dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit që ishte duke u drejtuar nga nj 14-vjeçar.

Advertisements

I mituri i cili drejtonte një mjet tip fouristradë, ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në momentin që ka parë motorin ka tentuar ta shmangë duke përfunduar në një parcelë.

Advertisements

Dyshohet se i mituri e kishte marrë makinën pa lejen e prindërve, duke përfitua nga rasti që babai nuk ishte në shtëpi, ndërsa e ëma nuk e kishte kuptuar që kishte marrë çelësat.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, shtetasi i mitur P. M. 14 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka aksidentuar shtetasin F. L. 63 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.

I mituri është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarte të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

TË NGJASHME