Zbulohet amaneti i fundit i Berlusconi-t, kush është miliarderi grek të cilit i “besoi” klubin italian

by author

“Lëreni Monzën te një njeri me ambicie”, ky ka qenë amaneti i fundit i Silvio Berlusconit, ish-kryeministri i Italisë dhe presidenti i Monzës në Serinë A të futbollit.

Advertisements

“Kavalieri” u nda dje nga jeta në moshën 86-vjeçare, teksa Corriere dello Sport zbulon edhe negociatat për të shitur klubin e Serie A.

Advertisements

Duket se disa muaj më parë vetë Berlusconi ka qenë në negociata për të mbyllur marrëveshjen me manjatin grek Evangelos Marinakis. Pas ndarjes nga jeta të Berlusconit, klubi i Monzës do kalojë në pronësinë e Marinakis, që zotëron edhe gjigantët e Olympiacos dhe klubin e Premier League, Nottingham.

Por kush është Marinakis? Biznesmeni grek është një njeri shumë i pasur, tifoz i madh futbolli dhe politikan i suksesshëm (i pozicionuar në qendrën e djathtë, ai u rizgjodh si anëtar i këshillit të qytetit të Athinës (Pire).

Po ashtu, ai njihet si një pronari grek i anijeve, pasi ai zotëron një nga flotat më të mëdha tregtare në botë të trashëguar nga babai i tij. Nën emrin e tij janë dhe disa televizione, radio dhe gazeta.

Në moshën 55-vjeçare, Monza nuk do jetë klubi i parë i futbollit që do ketë në pronësi, pasi ai është tashmë pronar i Olympiacos në Greqi dhe Nottingham Forest në Angli.

TË NGJASHME