Një çift i martuar ishte duke shijuar darkën e tyre kur burri papritmas tha: “Shefi im ka një grua të bukur, por dëgjova zëra në zyrë se marrëdhënia e tyre po nderpritet. Ai tani është duke planifikuar nje divorc dhe të gjejë një grua të re. Cili burri nuk do merzitej kur vjen ne shtepi dhe sheh te njejtin person çdo ditë? ”
Advertisements
Gruaja u habit për një sekondë duke degjuar fjalët e ashpra të bashkëshortit të saj. Ajo ngadalë gëlltiti ushqimin dhe u përgjigj: “Nëse një ditë, një grua është e interesuar për ju dhe ju pyet për një takim, ju lutem kërkoni që ajo të kujdeset për fëmijën tuaj para se ta merrni ate në një takim. Unë do të jem gjykatësi. Çfarë mendoni ju? ”
Advertisements
Burri mbeti i pafjale kur dëgjoi përgjigjen e gruas së tij.
Gruaja më pas shtoi: “Nëse një ditë, ju shihni një grua te mahnitshme me rroba të mrekullueshme dhe doni të krahasoni pamjen e saj me timen ,atëherë pyeteni se sa shpenzon çdo muaj vetëm për tu kujdesur per pamjen e saj. Pastaj, ju duhet të shpenzoni të njëjtën shumë parash për mua, kështu që unë mund të dukem si ajo, sic ju deshironi ”
Burri mbeti i heshtur nga fjalët e gruas së tij. Ai nuk mund të mendonte asgjë për t’iu përgjigjur asaj.
Ajo më tej tha: “Nëse dëshironi të ndiqni gjurmët e shefit tuaj, të gjeni një grua të re të bukur dhe të martoheni me të, atëherë shkoni përpara. Do të marr fëmijët tanë dhe do të largohem diku, kështu që ju dhe bashkëshortja juaj e re mund të qëndroni në këtë shtëpi së bashku, por ne do të shohim në pesë vitet e ardhshme, a do të vazhdoni ta shikoni atë njelloj si ne ditën e pare që e keni parë? Apo do të gjesh përsëri një të re? ”
Burri që e kishte dëgjuar për një kohë gruan e tij, më pas u përgjigj: “Isha thjesht duke bere shaka …”
“Do të ishte më mirë nëse ajo mund të kujdesej për fëmijën tonë,per ju dhe prindërit tuaj. Pastaj une mund te dal jashtë, të shpenzoj paratë e mia për veten time, të argëtohem dhe të jetoj një jetë të rehatshme,sepse nuk mund ta beja gjë të tillë pasi u martova me ju. Sa e mirë është kjo për të dy ne? “, I tha gruaja burrit.
Burri u trondit duke dëgjuar fjalët e saj. Ai kishte menduar vetëm për veten duke lënë pas dore gruan e tij, e cila ishte kujdesur për fëmijët dhe familjen e tij gjatë gjithë këtyre viteve.
Gruaja vazhdoi: “Ajo që ju nevojitet është një shtëpiake, jo një dashnore! Një grua që do të kujdeset për punët e shtëpisë,keshtu qe un do të kem kohë të vesh rroba të bukura dhe të kaloj kohë me ty “.
“Do të ishte mirë nëse mund të siguronit një grua shtëpiake. Përndryshe, ditët e mia do të mbushen vetem me punët e shtëpisë dhe gjërat nuk do të përmirësohen mes nesh. ”
Burri që nuk donte ta humbiste,i kërkoi gruas se tij: “Po nëse ju jap gjithçka që ju nevojitet dhe ju me mashtroni mua?”
Gruaja papritmas qeshi me pyetjen e burrit të saj.
“Unë mund të them me besim se zemra ime ka qenë dhe do t’i përkasë gjithmone vetëm familjes sonë. … ”
Burri e nderpreu gruan e tij dhe i tha se duhet te rriten se bashku dhe se tani e tutje nuk do te fliste me marrezira.
Të dashur burra, mos mendoni për gra të tjera më të mira se bashkëshortja juaj. Pas të gjithave, ju jeni ai që duhet të kujdeset për të. Se si ajo duket dhe ndjehet tani do të reflektojë nëse nuk keni përmbushur përgjegjësitë tuaja si bashkëshort dhe baba.
Jini krenar për të qenë kreu i familjes sesa të largoheni nga përgjegjësitë tuaja.
Një martesë e mirë gjithmonë kërkon përpjekje dhe mirëkuptim nga të dyja palët.
/©10gjera.com
përktheu j.memeli/