Të kuptosh një femër nuk është aq e komplikuar sa e bëjnë meshkujt. Edhe në ditët e sotme janë të shumtë ata meshkuj që thonë se nuk e kuptojnë femrën që ka përkrah, por e vërteta është se nuk është shumë e vështirë të futeni në botën e tyre, mjafton të lexoni këtë dhe do të arrini të kuptoni se çfarë duan femrat.
Advertisements
Qëndrueshmëria në lidhje
Zakonisht meshkujt frikësohen nga martesa, ka dhe nga ata që kur historia e dashurisë fillon e bëhet serioze, ia mbathin.
Advertisements
Megjithatë duhet të dini se femrat e vlerësojnë shumë një partner i cili e bën të jetë e sigurt për lidhjen mes tyre.Ato kërkojnë një partner i cili e di se çfarë do nga jeta, pak rëndësi ka se çfarë konkretisht.Është e rëndësishme që tra tregojë këtë. Femrat nuk duan të jetojnë një marrëdhënie të ndërtuar mbi pasigurinë.
Respekti
Çështja e barazisë mes meshkujve dhe femrave ende nuk është zgjidhur plotësisht sepse ka persona të cilët besojnë se meshkujt janë më lartë se femrat dhe kanë më shumë të drejta se ato.
Edhe në ditët e sotme në disa familje është burri ai që ‘bën ligjin’ dhe çdo gjë bëhet sipas tij.Megjithatë duhet të dini se respekti është baza e një marrëdhënie të shendetshme.Ndaj, nuk është e nevojshme që të jeni dakord për gjithçka, por gjithsesi duhet ta respektoni femrën që keni përkrah dhe të merrni në konsideratë mendimin e saj.
Liria për t’u rritur
Të qenët të fejuar nuk do të thotë një apati e përgjithshme, për më tepër që gjysma tjetër e “mollës”, nuk duhet të konsiderohet si një entitet ku mund të mbështetesh për t’u rritur. Një çift ka nevojë për t’u zhvilluar, si individualisht ashtu edhe së bashku.
Komunikimi
Komunikimi është çelsi i një lidhjeje të shëndetshme ndaj duhet të bisedoni sa më shumë dhe të sqaroni problemet që mund të keni.
Nëse tregoni të hapur dhe i tregoni të gjitha sekretet kjo është një shenjë e mirë.Femra që keni përkrah e vlerëson shumë këtë, nëse i fshihni diçka, do të ndihet e tradhtuar edhe nëse i trajtoni një argument me pak rëndësi.
Humori i mirë
Femrat tërhiqen nga meshkujt që i bëjnë të qeshin: nuk është një legjendë, por një e vërtetë e madhe. E qeshura afron shpirtrat dhe krijon ndjenja më të thella se sa ato që mund të krijohen nga “aktivitetet kolektive”.
Mos nënvlerësoni humorin e mirë dhe përpiquni të qeshni të paktën një herë në ditë së bashku me partnerin, sepse rezultati është i garantuar.
Se k si i mirë
Femrat shpresojnë gjithmonë që s e ksi me partnerin të jetë i kënaqshëm dhe fantastik.Pa sioni, inti mi teti dhe origjinaliteti janë shumë të rëndësishme për një femër.
Gjithashtu femrat dëshirojnë shumë që të puthen nga partneri i tyre, ndaj asnjëherë mos i nënvlerësoni ato.