“Pagën ia ktheja pronarit”/ Rrëfimi i trishtë i ish-punonjësve së një fasonerie

by author

Në Shqipëri një punonjës fasonerie për një orë punë paguhet 60 lekë të reja.

Advertisements

Që të punosh në fasoneri ka një kusht, gjysmën e pagës që të hidhet në bankë duhet t’ja kthesh mbrapsht pronarit.

Advertisements

“Fillova punë në fasoneri dhe në fillim më thanë që paga ishte 300 mijë Lekë të vjetra, por më pas më treguan kushtin 150 mijë Lekë të vjetra duhet t’ja ktheja pronarit mbrapsht.

Për një orë punë sa paguheshe ti?

Për ore punë unë merrja 500-600 Lekë të vjetra.

Përse ti pranove të paguheshe 60 Lekë të vjetra në orë? A nuk kishe alternative tjetër?

Të linin me këtë paga sepse përfitonin shumë nga punonjësit.

Sa ditë në javë kishe pushim?

Thonin që ishte e diela, por edhe në atë ditë na nxirrnin në punë deri në orën 12:00.

A vinte Inspektorati i Punës për kontroll?

Po vinin por njiheshin me pronarët dhe kur na bënin pyetje çfarëdo që të thonim ne asgjë nuk merrej parasysh.

Sepse nuk ia vlente më me aq para, plus që unë nga puna e rëndë të gjitha ato që mora i çova tek fizoterapisti.

Edhe pse pronarët e fasonerive i keqpaguajnë punëtorët e tyre, ata ankohen se në vendin tonë ka rënë fuqia punëtore.

Rroga 150 mijë Lekë të vjetra shumë familje i ka detyruar të ikin nga Shqipëria, me kaq para është e pamundur të jetosh në një vend ku edhe buka është e shtrenjtë./

TË NGJASHME