Nga këngëtare e famshme tek duke kenduar në rruge: Historia e dhimbshme e shqiptares se famshme në rrugët e Tiranës

by author

Sa të pasur janë artistët shqiptarë? Kjo pyetje na vjen gjithmonë në mendje kur shohim klipet dhe fotot e tyre luk.soze ose jo në rrjetet sociale.

Advertisements

Shpesh dëgjojmë tekstet e këngëve të reperave shqiptarë që flasin për makina, femra, “lejla” dhe na bëjnë të pyesim veten:

Advertisements

A e përballojnë jetesën me punën që bëjnë? A kanë ndonjëherë vështirësi artistët me pagesat e faturave në fund të muajit apo jemi të vetmit?

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, “Iconstyle. al” sjell sot një personazh të njohur që tashmë i mungon skenës shqiptare.

Fotografi Denis Vogli siguroi disa foto për ne që tregojnë se violinistja që shohim çdo herë në “Pedonalen” e kryeqytetit, është në fakt Aida Hani.

Dikur e shihnim të konkurronte në “Top Fest”, apo të bënte klipe, por tashmë violinistja ka zgjedhur “Pedonalen” e Tiranës për të treguar pasionin e saj për muzikën dhe sigurisht si burim fitimi.

Një nga ata qindra persona që kalojnë në trotuar ka qenë edhe artisti i madh Luftar Paja, i cili është ndalur pasi ka dëgjuar tingujt e violinës.

Në dukje i mallëngjyer, Paja nuk ngurron të paguajë për performancën e Aidës, para se të largohej me keqardhje.

Në një intervistë për “A1 Report” 3 vite më parë, Aida është shprehur se del çdo ditë në “Pedonale” e quajtur ndryshe si “rruga e artistëve” dhe këtë e bën për pasion dhe kënaqësi:

“Uroj të jap më shumë sesa marr”, është shprehur Aida duke treguar se është pasioni për violinën ai që e ushqen motivin e saj për të jetuar.

TË NGJASHME