Një berber i cili bëri një prerje flokësh një djaloshi duke i shkruar numrin 1, në kokë si një ndëshkim, bëri që të tjerët të qeshnin. Por ky veprim berberit i kushtoi me tetë muaj burg.
Advertisements
Berberi Abdulrahim Omar, 21 vjeç nuk e mendoi se mund të ndëshkohej nga gjykata, kur i prishi flokët një 10 vjeçari,
Advertisements
i cili sipas gjykatës u la me “dëm psikologjik dhe fizik”, shkruan Metro.uk transmeton Indeksonline.
Kur policia arrestoi Omarin, ai i tha policisë se donte t’i mësonte djalit një mësim rreth rrezikut të prerjes së flokëve.
tha:
“I riu ishte krenar për stilin e tij të flokëve dhe mendoi se ishte e rëndësishme për të. Ai pësoi dëm psikologjik dhe fizik”, tha Prokurori Alex Radley.
Omar, nga Bedford u deklarua fajtor për shkaktimin e dëmit trupor më 18 shkurt, dhe u dënua dje nga gjykata e këtij vendi. /Indeksonline/