Dy motrat binjake u martuan me dy vëllezërit binjakë dhe jetojnë bashkë: Ngatërrohemi ndonjëherë edhe në…

by author

Dy binjakë identikë janë martuar së fundmi me dy motra identike në një qytezë të Indonezisë, dhe janë bërë të famshëm pasi historia e tyre po ndiqet nga televizionet vendase.

Advertisements

Ellwanda Julianop Hidayat, 20 vjeç u dashurua fillimisht me 19-vjeçaren Rani Nurhaeni, në shkollën e tyre në qytetin Sumedang.

Advertisements

Më pas ata të dy u bënë shkaku që dhe vëllai i Ellwanda, Ellwindi Junianfi, të njihej me motrën binjake të Rani, 19-vjeçaren Rina Nurhaeni.

Ellwindi thotë se kur ai nisi të shoqërohej me shoqen e tij, ajo kishte ndërruar emrin me të motrën, prandaj ai besonte se emri i të dashurës ishte Rani dhe jo Rina.

Por rrjedhimisht dy çiftet u martuan në një ceremoni të përbashkët më 27 shkurt, dhe tani jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Jetesa së bashku ka nisur të sjellë konfuzion mes dy çifteve, pasi ata pranojnë se e kanë shumë të vështirë të dallojnë se me cilin nga binjakët apo binjaket po shoqërohen.

Ellwindi tha për mediat lokale: “Nganjëherë ngatërrohemi. Unë dua të flas me Rani por e gjej veten duke folur me Rina.”

TË NGJASHME