E verdha e vezës ju bën 10 vite më të reja: Ja si ta përdorni!

by author

Përkujdesi për lëkurë të butë dhe të lëmuar është shumë i rëndësishëm për parandalimin e plakjes së saj, veçanërisht në përpjekjet për të l uftuar rrudhat.

Advertisements

Pavarësisht se sot, në dyqane të kozmetikës apo edhe në farmaci gjenden lloje të ndryshme kremrash dhe trajtime për lëkurën e fytyrës disa përbërës natyralë funksionojnë vërtetë më mirë.

Advertisements

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një metodë shumë të thjeshtë dhe të lehtë natyrale për pastrimin e lëkurës përmes të verdhës së vezës.

Vezët janë një mënyrë ideale për të marrë më shumë proteina dhe vitamina për të cilat lëkura ka nevojë. Veza ofron një spektër të gjërë por të balancuar përfitimesh siç janë proteinat, yndyrnat dhe ushqyesit. Të verdhat e vezës janë ndër të paktat ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës D.

Hap poret e lëkurës Përdorimi i të verdhës së vezës për lëkurën e fytyrës ndihmon në hapjen e poreve duke larguar papastërtitë dhe duke i dhuruar lëkurës shkëlqim dhe butësi. Rrihni një të verdhë veze, shtojini disa pika lëng limoni për të larguar aromën e vezës dhe lyeni me të fytyrën.

Mbajeni derisa veza të thahet në lëkurë e më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Bëjeni këtë trajtim për të paktën një herë në javë.

TË NGJASHME