Flet mikesha e 19-vjeçarit që mbeti i vrarë pas sherrit në Fier: Mbante fëmijët në krahë, më vjen keq për familjen e tij

by author

Miq, kolegë dhe shokë të Grei Bihucit, 19-vjeçarit që mbeti i vrarë pas një sherri në Fier një ditë më parë, kanë bërë homazhe në vendin e ngjarjes. Ata vendosën trëndafila të kuq dhe qirinj bashkë me një foto të të riut.

Advertisements

Të trishtuar dhe me lot në sy, ata kujtuan shokun e tyre për të cilin shprehën konsideratat më të mira, duke thënë se ndihen tepër të pikëlluar për humbjen e jetës në këtë mënyrë për mikun dhe shokun e tyre.

Advertisements

Një mikesha e tij shprehet se Grei, ka qenë një djalë shumë i mirë dhe që ia kishte fituar zemrën të gjithë.

Me lot në sy ajo shprehet se 19-vjeçari mbante në krahë fëmijët e saj.

“Nuk ishte thjesht shoku jonë, kolegu jonë por ishte vëllai jonë. Dinte të thërriste vetëm motër. Ka mbajtur fëmijët e mi në krah, më vjen shumë keq. Nuk ka për t’u harruar kurrë, më vjen keq për nënën e tij, motrat e tij. Grei ke për të mbetur gjithmonë në zemrat tona. Nuk ishte thjesht vetëm një djalë, por ishte gjithçka për ne”, u shpreh mikja e tij.

TË NGJASHME