“Kam para po s’kam ku ti harxhoj”, 3 gra i kanë humbur jetën, i moshuari shqiptar kërkon grua

by author

B Gh është 83 vjeçari nga Podujeva që për tetë dekada me radhë është përballur me sfida e humbje të mëdha në jetë.

Advertisements

15 ditë më parë ai humbi edhe bashkëshorten e tij të tretë.

Advertisements

Atij i kanë humbur jetën tri gratë me të cilat kishte ndarë jetën. Me bashkëshorten e tij të tretë, kishte një lidhje më të veçantë dhe thotë se dashuria ishte më e madhe.

“Ishte më e mirë dhe më e re, 10 vjet ishte më e re se unë. Këtë unazë e kam me gruan e tretë kur e kam marrë, këtë unazë nuk e heq derisa të iki nga kjo botë”, shprehet ai.

Jetesa në vetmi është goxha e rëndë për të, nga halli se do të ndërrojë jetë i vetëm thotë se nëse do të gjente një grua do të martohej sërish.

“Po ta gjej e marr, po nuk më merr kërkush më, sonte me e gjet e marr. Para kam po nuk më vyjnë kurrgjë”, shprehet ai në ATV.

TË NGJASHME