Të varfëra në yndyrna, të pasura në ujë, qershitë përfaqësojnë një ushqim që ndikon në rënien në peshë (ndryshe nga çfarë kishim ditur deri sot). Jo vetëm kaq; ato hapin enët e gjakut dhe ulin nivelet e kolesterolit. Pra, për momentin, meqë jemi në stinën e tyre, shfrytëzoni kohën e qershive për të ndjekur një dietë me to.
Advertisements
20 qershi në ditë!
Advertisements
Sasia e këshillueshme e qershive që duhet të hamë brenda një dite është 20-25 kokrra por nëse nuk hani fruta të tjera mund të hani edhe më shumë. Në këtë rast, numri i tyre duhet të arrijë deri në 70-të, duke i ndarë në 2-3 racione. Qershitë përbëhen nga uji në masën 86% dhe kanë fibra që japin ndjesinë e ngopjes. Janë të pasura me potas i cili ka veti diuretike.
Shembulli i menusë
Dieta duhet të mbahet në tre ditë të javës, zgjidhini ju! Mëngjesi duhet të nisi me qershi të shoqëruara me qumësht soje dhe 1-2 feta bukë integrale. Vakti i ndërmjetëm mund të jetë një smoothie me qershi, kivi dhe banane. Për drekë hani një sallatë të madhe me finok, sallatë jeshile, rukola, domate e selino. Pasdite hani përsëri qershi dhe për darkë një fileto të pjekur mishi me rukola, djathë parmixhan dhe një fetë bukë integrale.
Do të jetë thuajse e njëjta menu edhe në ditët e tjera, veçse mishin mund ta zëvendësoni me peshk ose fileto pule dhe sallata mund të ketë përbërs të tjerë si perime të ndryshme. Qershitë mund t’I alternoni në smoothie ose të freskëta. Shtoni në dy ditët e tjera edhe pak bishtajore në sallatë si fasulet, bizelet ose thjerrëzat.