Veriu apo jugu? E zbulon këngëtarja shqiptare, ja kush hedh më shumë lekë në dasma

by author

Anxhela Peristeri është një ndër këngëtaret që i këndon të gjitha zhanret muzikore, nga baladat, ritmiket deri te popullorja. Ajo merr shumë ftesa në koncerte dhe evente familjare, siç janë dasmat.

Advertisements

Së fundmi, e pyetur në “Why Not”, se kush hedh më shumë para, jugu apo veriu, Anxhela veçoi këta të fundit. Ajo zbuloi se paguhen me pagesë fikse, por veriorëve i zien gjaku.

Advertisements

“Zakonisht ne funksionojmë me një pagesë fikse, jo me para të hedhura. Por Veriu është më i gëzueshëm dhe më bujar.

Sigurisht që edhe jugu ka dasma shumë të bukura, por veriut i zien pak më shumë gjaku sesa neve nga jugu”, tha ajo.

TË NGJASHME