Rrjetet sociale për pak like dhe famë, po nxisin të rinjtë të vënë jetën në rrezik. Shpesh në Tik Tok, Instagram, rastis të shohim video, ku vajza e djem ngasin makinën me shpejtësi, lënë timonin pa shofer gjatë qarkullimit dhe vetë hipin sipër makinës, drejtojnë mjetin në gjendje të dehur ose të droguar.
Advertisements
E ndonëse rastet po rriten dita-ditës, asnjë institucion nuk po merr masa që ky fenomen të ndalohet pasi jo vetëm që rrezikon jetën e shoferëve të rinj të papërgjegjshëm dhe në kulmin e adrenalinës, por edhe të pafajshme që mund të plagosen, apo më e keqja të vdesin për shkak të këtyre personave që nuk respektojnë rregullat.
Advertisements
Ditën e djeshme, JOQ publikoi një video ku shihej se si një adoleshente, 16-vjeçare, i jepte makinës me njërën këmbë të vendosur në xham. Vajza u pa teksa drejtonte mjetin pa leje drejtimi duke timonin me një dorë dhe njërën këmbë të vendosur mbi xhamin e dritares.
Ndërkohë një qytetar ka dërguar në redaksi një mesazh lidhur me vajzën që bën çmenduri në timon. Qytetari shkruan se vajza është Gledia Papingu, vajza e cila para 5 muajsh, u publikua nga JOQ, kur po bullizohej nga një grup të rinjsh që mbi të gj8itha e dhunonin dhe e detyronin t;i puthte këmbët një vajze të quajtur Kiara.