Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, ku dy turistë italianë ndërruan jetë.
Advertisements
Sipas uniformave blu, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Hidrovor”, ku një automjet tip “Mercedes Benz” që drejtohej nga një 17-vjeçar, është përplasur me një motomjet tip “Honda”, ku udhëtonin dy të rinj italianë.
Advertisements
Për pasojë, dy turistët kanë humbur jetën në vendgjarje, teksa i mituri së bashku me një tjetër person që ishte pasagjer në makinë janë plagosur. Ndërkohë, ende nuk është identifikuar viktima e dytë që ka humbur jetën.
Policia vendore informon se ‘rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’.